Andoni: Rama po përballet me korrupsion të frikshëm. Zgjedhjet e parakohshme shpartallojnë PD-në

Politikë | 3 vite më parë

Analisti Ben Andoni ka deklaruar në studion e emisionit “3D” në RTSH 1 se kryeministri Edi Rama po përballet me korrupsion të frikshëm. Por pavarësisht gjendjes ku ndodhet mazhoranca, zgjedhjet e parakohshme do të rezultonin një katastrofë për Partinë Demokratike.

Andoni vuri në dukje se mazhoranca po merr goditje si pasojë e aferave korruptive, por sërish sipas tij, opozita është e dobët përballë qeverisë.

Duke iu referuar liderit historik të së djathtës, Sali Berishës, Andoni vuri në dukje se tashmë ish-kryeministri po lundron në pjesën historike dhe jo atë politike.

“Rama nga momenti në moment po përballet me korrupsion të frikshëm. Ju e shikoni nga të gjitha anët po merr goditje shumë të mëdha. Sado që të mbrohet që fajet janë personale, vetëm një mendje e shkurtër e kupton që ai nuk ka faj sepse një pjesë e mirë janë subjekte dhe njerëz të tij.

Zgjedhjet e parakohshme e shpartallojnë akoma më shumë Partinë Demokratike. Ju thashë më parë që z. Berisha tashmë e ka mbyllur pjesën politike dhe po lundron pjesa historike. Është pjesa që atë do ta mbajë edhe kur të mos jetë fare në jetë, do të ketë ithtarë dhe do të ketë njerëz që do të identifikohen me të”, u shpreh Andoni.  

Andoni iu drejtua deputetit Baçi se opozita duhet të tërhiqet nga qasja e saj politike dhe të përgatitet për zgjedhjet e parakohshme që kryeministri Rama mund t’ua hedhë në tavolinë.

“Çfarë ju kushton të tërhiqeni nga disa gjëra dhe të përgatiteni për betejën që Rama ka mundësi tua japë shumë shpejt; zgjedhjet e parakohshme.  Çfarë do bëni?

Kini parasysh edhe diçka tjetër, z. Baço e ndjen më shumë se ne. Me të vërtet këta janë të dëshpëruar përballë Parlamentit tonë që për hir të së vërtetës po sillet jashtëzakonisht keq”, theksoi Andoni teksa iu drejtua deputetit demokrat Luan Baçi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme