Antonio Guterres: Për momentin paqja nuk është e mundur në Ukrainë, të dyja palët besojnë se mund të fitojnë

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka qortuar mungesën e angazhimit të qeverive dhe kompanive përballë ndryshimeve klimatike dhe ka shprehur keqardhje për mungesën e një politike evropiane të migracionit.
Teksa ndodhet në Spanjë për të marrë çmimin Europian Charles V, Guterres në një intervistë për El Pais, u shpreh se nuk sheh asnjë mundësi për një armëpushim gjithëpërfshirës në Ukrainë, pasi të dyja palët janë të bindura se mund të fitojnë.
“Fatkeqësisht, besoj se në këtë fazë nuk është e mundur një negociatë paqeje. Të dyja palët janë të bindura se mund të fitojnë. Për momentin, nuk shoh asnjë mundësi që diçka e tillë të ndodhë menjëherë, nuk po flasim për të ardhmen, por për një armëpushim gjithëpërfshirës, një negociatë paqeje”, u shpreh Guterres.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




