Aplikimet për viza/ Ambasada britanike: Takime edhe në veri të Shqipërisë

Aktualitet | 3 vite më parë

Nga sot, takimet për viza britanike do të caktohen edhe në veri të Shqipërisë. Lajmin e njofton ambasada britanike në vendin tonë ku bën të ditur se krahas qendrës së aplikimit në Tiranë, në veri do të caktohen 100 takime në muaj.

Sipas njoftimit të ambasadës, klientëve në veri do t’u sigurohet shërbimi i kthimit të pasaportave me korrierë, pa pagesë me qëllim lehtësimin e procedurës.

Sipas Ambasadës, qytetarët duhet të caktojnë një takim, përndryshe nuk do t’u lejohet të hyjnë.

“Nëse doni të udhëtoni, punoni dhe studioni në Mbretërinë e Bashkuar, ju duhet ta bëni këtë në mënyrë të ligjshme, duke aplikuar për vizë.  Prej ditës së sotme, 100 takime për viza mund të caktohen çdo muaj në Veri të Shqipërisë, krahas qendrës së aplikimit për viza në Tiranë.

Qeveria Britanike do të vazhdojë të mbështesë qytetarët, përfshirë të rinjtë dhe bizneset në Veri të Shqipërisë përmes projektit “Perspektiva të reja”.

Duhet të caktoni një takim, përndryshe nuk do t’u lejohet të hyni.

Klientëve në Veri do t’u sigurohet shërbimi i kthimit të pasaportave me korrierë, pa pagesë. Kjo është për të minimizuar shqetësimin për klientët, të cilëve në kushte të tjera do t’u duhej të udhëtonin drejt Tiranës për të marrë pasaportën e tyre.

Koha e pritjes së vendimit për Vizën Standard të Vizitorit është 3 javë apo 15 ditë pune. Kjo përfshin gjithashtu edhe ata që aplikojnë për një Vizë Tranzit ose për një Vizë Afatshkurtër Studimi. Të gjithë informacionet e fundit mbi kohën e pritjes së vendimit për vizë mund t’i gjeni  http://www.gov.uk/…/visa-processing-times-applications….”, njofton ambasada britanike.

Për të caktuar një takim aplikoni këtu: https://pos.tlscontact.com/kuk_en/

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme