Arrestimi i Belerit, Meta: Inskenime që bëhen ndaj opozitës, Rama i tmerruar nga vota e lirë

Politikë | 3 vite më parë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjithashtu drejtues i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ka reaguar në lidhje me arrestimin e kandidatit për Himarën, Fred Beleri. Në një komunikim për mediat, Meta e konsideron arrestimin e Belerit si “inskenim” të maxhorancës, ndërsa tha se kryeministri Edi Rama” është i tmerruar nga vota e lirë.

“Zero ndikim, përkundrazi do të dëmtojë Edi Ramën. Dua t’iu sigurojë që fitorja e opozitës në qarkun e Vlorës do jetë në këtë thella. Shqetësimi i tij është pikërisht humbja e këtyre zgjedhjeve. Siç e dinë 12 drejtorë hipoteke ka ndërruar sepse ka vetëm plan të grabisë pronat qytetarëve të bregut. Madje ua ka grabitur. Kështu që asgjë nuk na habit sepse ka një javë që inskenon ngjarje të tillë kriminale për arsye se është i tmerruar nga vota e lirë. Ai e do Bashkinë e Himarës dhe Sarandës, i do të gjitha vetëm për të lubrifikua më tej gjithë pastrimin e parave që do të bëjë në këtë zona. Të gjithë e dinë se kush përpiqet të blejë vota, ne i kemi dokumentuar, të gjitha inskenimet që bëhen ndaj opozitës janë tmerri i cunamit mbar popullor. Shqipëria ditën e diel ndahet me këtë regjim monist”, tha Meta.

Gjatë ditës së sotme (12 maj) prokuroria e Vlorës lëshoi urdhër arresti për Fredi Belerin me akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje, ku sipas tyre “Beleri u kap në flagrancë në Himarë më datë 12.05.2023 ora 00:14 minuta, në bashkëpunim me persona të tjerë, duke premtuar dhe dhënë shuma monetare personave të ndryshëm me qëllim blerjen e votës”.

Në lidhje me ngjarjen reagoi edhe kryeministri Edi Rama, i cili tha se ndalimi Bejleri është bërë me urdhër të prokurorisë, ndërsa kërkoi që të mos dilet në përfundime “të nxituara politike”, por të priten provat e drejtësisë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme