Arrestimi i Fredi Belerit, DASH për mediat greke: Autoritetet të zbatojnë ligjin në mënyrë të drejtë dhe të barabartë

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka reaguar në lidhje me arrestimin e kandidiatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Himarën, Fredi Beleri. Në një deklaratë për mediat greke, një përfaqësues i Departamentit të Shtetit të SHBA-së kërkoi që respektohen ligjet dhe rregullat që rregullojnë zgjedhjet, si dhe rregullat ndërkombëtare, duke përfshirë ndalimin e blerjes ose shitjes së votave.
Po ashtu, DASH i bënë thirrje autoriteteve shqiptare që të zbatojnë të gjitha ligjet dhe rregulloret në mënyrë të drejtë dhe të barabartë
“Ne kemi kërkuar vazhdimisht nga autoritetet dhe partitë politike që të sigurojnë që votuesit të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre themelore demokratike për të shprehur vullnetin e tyre përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Është e rëndësishme që të gjithë të respektojnë ligjet dhe rregullat që rregullojnë zgjedhjet, si dhe rregullat ndërkombëtare, duke përfshirë ndalimin e blerjes ose shitjes së votave . U bëjmë thirrje autoriteteve që të zbatojnë të gjitha ligjet dhe rregulloret në mënyrë të drejtë dhe të barabartë. Zyrtarët e ambasadës amerikane po i bashkohen institucioneve të tjera ndërkombëtare për të monitoruar zgjedhjet në të gjithë vendin”, thuhet në deklaratë.
Gjatë ditës së djeshme (12 maj) prokuroria e Vlorës lëshoi urdhër arresti për Fredi Belerin me akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje, ku sipas tyre “Beleri u kap në flagrancë në Himarë më datë 12.05.2023 ora 00:14 minuta, në bashkëpunim me persona të tjerë, duke premtuar dhe dhënë shuma monetare personave të ndryshëm me qëllim blerjen e votës”.
Në lidhje me ngjarjen reagoi edhe kryeministri Edi Rama, i cili tha se ndalimi Bejleri është bërë me urdhër të prokurorisë, ndërsa kërkoi që të mos dilet në përfundime “të nxituara politike”, por të priten provat e drejtësisë.
Po ashtu reagime ka pasur edhe Greqia, ku kryeministri Kyriakos Mitsotakis duke e konsideruar si një ngjarje “jashtëzakonisht të pakëndshme”. Mitsotakis tha se ata nuk do të tolerojnë në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të pakicës kombëtare greke, ndërsa kërkoi lirimin e “menjëhershëm” të Belerit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




