Arrestimi i Malltezit/ Berisha: Procesin politik të Edi Ramës, do ta kthej në gjyqin publik të shekullit kundër personit

Politikë | 3 vite më parë

Ish-kryeministri Sali Berisha ashtu sikur ka deklaruar më herët, ka përsëritur se procesin politik të Kryeministrit Edi Rama do e kthejë në gjyqin publik të shekullit kundër personit.

Berisha u shpreh se ndërhyrja në ligjin e kthimit dhe kompensimit të pronave kishte dy qëllime madhore, sikurse është mbrojtja e interesit publik dhe njohja e kompensimi i pronave.

Berisha theksoi se “kjo agjenci, me një punë të admirueshme, sipas dosjeve, arriti me 53.775 vendime nga viti 2006 deri në vitin 2012, t’ju rikthejë shqiptarëve 1 miliardë e 16 milionë metër”.

“Pra, kjo agjenci, në 6 vite, me 53.775 vendime, u riktheu apo kompensoi pronarët shqiptarë me 1 miliardë e 577 milionë e 400 mijë metër katrorë.

Nga të cilat, armiku i popullit, Jamarbër Malltezi, në përputhje me të gjithë dokumentet zyrtare, ka marrë 140 metra katrorë.

A ka mendje njerëzore, përveç Edi Ramës, që mund të imagjinojë se shqiptarëve iu rikthyen në përputhje me ligjet, 1.577.400.000 metër katrorë? Cili do ishte ai që mund të imagjinonte se ligjet, se vendimet për rikthimin e 1.577.400.000 metër katror, kishin për qëllim favorizimin e njërit prej qindra e mijëra pronarëve, që kishte gjithsej në këtë shumë 140 metër katrorë trashëgimi familjare.

Ky është Edi Rama”, tha Berisha.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme