Arrestimi i personave me rrezikshmëri të lartë në Durrës/ Balla: Fillimi i një pune të madhe

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla zhvilloi një takim këtë të mërkurë (6 shtator) me Forcat Operacionale në Durrës. Ministri Balla vlerësoi finalizimin e dy operacioneve në Durrës, ku 2 persona me rrezikshmëri të larta u arrestuan.
Balla siguroi se finalizimi i këtyre operacioneve është fillimi i një pune më të madhe që na pret në vazhdim pasi për ministrin, askush nuk mund t’i fshihet drejtësisë.
“Dy operacionet e fundit që keni zhvilluar, të cilat kanë bërë të mundur vendosjen para drejtësisë 2 persona me rrezikshmëri të lartë, kanë qenë 2 operacione me cilësi të lartë nga Forcat Operacionale të Durrësit dhe që secili prej jush meriton respekt për këtë punë të mirë e cila do të jetë thjesht fillimi i një pune më të madhe që na pret në vazhdim”, tha Balla.
Balla tha se në Durrës ka ende ka një numër të madh personash të shpallur në kërkim ndaj sipas tij Drejtoria e Përgjithshme dhe Vendore duhet të bashkëpunojnë për të garantuar që askush nuk i fshihet drejtësisë.
“Në Durrës ka personazhe të rëndësishme të botës së krimit që duhen gjetur, arrestuar dhe vendosur para drejtësisë. Dua t’u garantoj që secili ka mbështetjen time maksimale, por edhe mbështetjen e kryeministrit Edi Rama. Sot dua ta përsëris se kush do të jetë i gatshëm për ta bërë këtë në pozicionin që ka në vijën e këtij fronti të përbashkët, do të ketë mbështetjen time pa rezerva në çdo hap dhe derën time të hapur pa orar për çdo nevojë. Ndërsa kush nuk do të tregojë gatishmërinë për të shkuar përtej vetes, duke e rritur kontributin për kauzën e përbashkët, do ta ketë të pamundur të qendrojë në pozicionin që ka”, deklaroi ministri Balla.
Balla tregoi sërish mbështetjen nga punonjësve të policisë, me fokus te veçantë tek departamenti kriminal, si edhe me rritje të rrogës bazë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




