Arrestohet Donald Trump/ Shtëpia e Bardhë: Biden po ndjek çëshjen por nuk është fokusi i tij

Botë | 4 vite më parë

Presidenti aktual i SHBA, Joe Biden ka shprehur neglizhencë ndaj arrestimit të paraardhësit të tij, Donald Trump, teksa ky i fundit është arrestuar përpara se të dalë në gjyq për t’u njohur me akuzat që i rëndojnë.

Në një reagim nga Shtëpia e Bardhë bëhet e ditur se Biden po ndjek çëshjen por thesohet se ‘nuk është fokusi i tij”, raporton CNN.

“Shikoni, presidenti do të përqendrohet te populli amerikan siç bën çdo ditë. Kjo nuk është diçka që është në fokus për të. Ai do të fokusohet në gjëra të tilla si sigurimi që ne të vazhdojmë të ulim çmimet për popullin amerikan. Sigurisht, kjo po shfaqet në shumë prej rrjeteve, kështu që padyshim, ai do të kapë një pjesë të lajmeve kur të ketë një moment për të kapur lajmet e ditës, por kjo nuk është fokusi i tij për sot”, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre.

Biden do të takohet me Këshillin e tij të Këshilltarëve për Shkencën dhe Teknologjinë për një bisedë mbi inteligjencën artificiale, ndërsa akuza e ish-presidentit Trump po zhvillohet në Manhattan. 

Biden ka refuzuar vazhdimisht të komentojë mbi rastin “Trump” ndërsa ka shprehur besim në sistemin ligjor.

76-vjeçari Donald Trump, është ish-presidenti i parë amerikan që përballet me një çështje penale.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme