Arsenali kalon pengesën Everton, mjafton Trossard

Angli | 3 vite më parë

Arsenali ka arritur të marrë një fitore 1-0 në shtëpinë e Evertonit. Ishte Leandro Trossard, i ardhur nga pankina në vend të Martinellit,  që realizoi golin me vlerën e tri pikëve në minutën e 69-të me asistimin e Saka.

Në fakt, të besuarit e trajnerit Arteta arritën të gjejnë rrugën e rrjetës që në minutën e 20-të me anë të Martinellit, por që u anullua me ndërhyrjen e VAR për një pozicion jashtë loje. Goditje e dyfishtë për brazilianin, i cili pa golin ti anullohet dhe katër minuta më vonë u largua nga fusha i dëmtuar.

Pjesa e dytë solli dhe aksionin e golit, perfekt për nga mënyra e realizimit, me Saka që dhuroi një passim fantastik për belgun Trossard, i cili mposhti Pickford me një goditje të bukur.

Me këtë fitore Arsenali ngjitet në kuotën e 13 pikëve duke u pozicionuar në vendin e katërt, pas City, Totenham dhe Liverpool. Everton mbetet në vendin e tretë nga fundi me vetëm një pikë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme