Asambleja e OKB-së/ Begaj niset për në Nju-Jork, kryeson delegacionin e Shqipërisë

Politikë | 3 vite më parë

Presidenti i vendit Bajram Begaj është nisur për në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku do të kryesojë delegacionin e Shqipërisë, që do të marrë pjesë në Sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Kreu i shtetit pritet të mbajë fjalën e tij në Debatin e Përgjithshëm të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.

“Së bashku me kryetarët e shteteve/qeverive të të 193 vendeve anëtare të OKB-së, Presidenti Begaj do të mbajë fjalën, në cilësi kombëtare, në Debatin e Përgjithshëm të AP të Kombeve të Bashkuara,” njoftoi Presidenca.

Gjithashtu Begaj do të marrë pjesë në Forumin e Nivelit të Lartë Politik për Zhvillimin e Qëndrueshëm, i cili do të mbahet në Nju-Jork në vigjilje të Sesionit të 78-të të Asamblesë së OKB-së.

“Edhe në këtë forum, Presidenti do të mbajë fjalën, në emër të Shqipërisë, në Segmentin e dedikuar të Dialogut të Udhëheqësve, përkrah kryetarëve të delegacioneve zyrtare  të vendeve të tjera,” thuhet më tej në njoftimin e Presidencës.

Gjatë qëndrimit në Nju-Jork, Begaj do të zhvillojë edhe takime dypalëshe me krerë të tjerë shtetesh dhe zyrtarë të lartë amerikanë, por edhe me përfaqësues të shoqatave të diasporës shqiptare në SHBA.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme