Asllan Bajrami: Arsyet pse zgjodha të kandidoj nën siglën e PDK-së

Kandidati për deputet, Asllan Bajrami, në një lidhje të drejtpërdrejtë këtë të mërkurë me emisionin “Thuaj Mirëmëngjes” në RTSH Korça, ka treguar më tepër për arsyet pse ka zgjedhur të kandidojë nën siglën e PDK-së në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që do të mbahen në Kosovë më 14 shkurt.
Bajrami më tej gjatë bisedës ka bërë një krahasim mes Shqipërisë dhe Kosovës, sa i përket politikbërjes, duke theksuar faktin se ende ka shumë punë për t’u bërë nga të dyja vendet, në lidhje me sistemet zgjedhore.
Në Kosovë zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen më 14 shkurt. Në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare marrin pjesë 28 subjekte politike, të cilat garojnë për 120 vende në parlament.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




