Atentati në Dukagjin/ Policia shpall në kërkim 4 autorët e vrasjes dhe plagosjes së babë e bir

Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme (27 shtator) në Dukagjin ku mbeti i vrarë 73-vjeçari Zef Guri dhe u plagos djali i tij, 43-vjeçari Gjin Guri.
Policia ka bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të 4 autorëve të ngjarjes 28-vjeçarin Martin Qershija, 29-vjeçarin Edmond Nika, 25-vjeçarin Kujtim Dholla dhe 36-vjeçarin Çesk Serraj.
4 të rinjtë dyshohet se janë autorë dhe bashkëpunëtorë në ngjarjen e rëndë të shënuar rreth orës 18:30 në fshatin Mali i Shoshit, pranë një lokali.
Për të katërt rëndojnë 2 vepra penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit”. Tashmë janë njoftuar të gjitha drejtoritë e policive në të gjithë vendin, përfshirë edhe pikat kufitare, për lokalizimin dhe kapjen e tyre.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



