Atentati në Tiranë-Policia: Ka lidhje me ngjarje të rënda kriminale. 15 000 euro shpërblim për informatorin

Aktualitet | 3 vite më parë

Policia e Shtetit, ka kanë ofruar një shumë prej 15 mijë eurosh për cilindo person që jep informacion për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Duke dhënë detaje për ngjarjen e një nate më parë në Selitë ku iu bë atentat 41-vjeçarit Zamir Kalemit, Policia thonë se rasti ka lidhje me ngjarje të rëndë kriminale, të ndodhura më parë në Shqipëri dhe Greqi.

Nga verifikimet targat e automjetit të përdorura nga autorët, janë vjedhur në Tiranë, në vitin 2018, dhe po ashtu edhe mjeti tip “Nissan”, ngjyrë gri rezulton i vjedhur në Greqi në shkurt të 2023.

Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur  se menjëherë pas ngjarjes , Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, ka ngritur menjëherë një grup të posaçëm hetimor, i cili në drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka kryer veprimet e nevojshme procedurale, ka këqyrur vendin e ngjarjes, ka këqyrur vendin e djegies së automjetit të përdorur nga autorët, ka sekuestruar provat materiale, ka pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit disa shtetas, ka sekuestruar dhe po vazhdon këqyrjen e pamjeve filmike në afërsi të vendit të ngjarjes.

Nga verifikimet paraprake, targat e automjetit AA 968 JD, të përdorura nga autorët, janë kallëzuar të vjedhura në Tiranë, në vitin 2018, dhe po ashtu edhe mjeti tip “Nissan”, ngjyrë gri me targë MHY6650, i cili rezulton i vjedhur në Greqi më datë 13.02.2023.

Nga analiza e rrethanave të ngjarjes ka informacione se kjo ngjarje ka lidhje me disa ngjarje të rënda kriminale të ndodhura gjatë vitit 2022 dhe 2023 në Shqipëri dhe Greqi.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon ndihmën e publikut për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje dhe për çdo informacion të vlefshëm vendos në dispozicion shumën prej 15 000 euro, dhe informacioni mund të jepet në numrin  +355694111546, duke garantuar anonimatin e çdo telefonuesi. Informacione më të detajuara do të japim për mediat dhe për publikun, në vazhdim të hetimeve.

Aktualisht grupi hetimor vazhdon punën për gjetjen dhe sekuestrimin e provave të tjera të rëndësishme për hetimin.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme