Athinë, 27 francezë në karantinë

Njëzet e katër nxënës francezë dhe tre mësues që i shoqëronin u vendosën në karantinë në një hotel në Athinë pasi një shoqëruese rezultoi pozitive me COVID-19, bëri të ditur policia portuale greke.
”Grupi i nxënësve mbërri dje në aeroportin e Athinës, ku u janë nënshtruar testeve të depistimit para se të niseshin për në Pire, një port i madh pranë Athinës dhe të merrnin një traget me destinacion ishullin turistik të Santorinit në Detin Egje”, theksoi një zyrtare e zyrës së shtypit të rojave bregdetare.
Por, të hënën pasdite autoritetet e aeroportit paralajmëruan policinë e portit se testi i depistimit për një prej tre shoqëruesve të nxënësve kishte rezultuar pozitiv dhe tragetit i është dashur të kthehet në Pire, sipas menaxherit. Grupi do të qëndrojë për disa ditë në karantinë në një hotel në Athinë pasi trageti është dezinfektuar, sipas policisë së portit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




