Atleti Izmir Smajlaj: Prisja më shumë, e premtoj në vazhdim

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Izmir Smajlaj ka bërë një rikthim triumfues pas atim dëmtimi që e mbajti për rreth gjashtë muaj larg pistës së kërcimit. Atleti shkodran ka arritur të marrë medalje ari në Mitingun Ndërkombëtarë të Vjenës, në salla të mbyllura. Në kërcim së gjati Smalaj vendos 7.90 m në këtë eveniment të parë për vitin 2021, ndërkohë që në vazhdim e presin dhe shumë evenimente të tjera, mes të cilave dhe Lojërat Olimpike të Tokios.

Në një lidhje direkte me emisionin “Rubrika Sportive” në Radio Tirana, atleti shkodran ka deklaruar: “Mund të them se ishte një rezultat i pritshëm për mua, në fakt prisja më shumë. Në stërvitje jam paraqitur edhe më mirë. Gjithsesi, jam i kënaqur me rezultatin, duke marrë në konsideratë dhe dëmtimin që kam kaluar”.

“Do të nisem për Turqi ku do të zhvilloj një fazë përgatitore. Përpara është Kampionati Ballkanik, më pas një miting po në Stamboll. Më pas është edhe Kampionati Europian”.

“Unë shpresoj dhe premtoj të kërcej mbi 8 metra, premtoj thyerjen e rekordit kombëtar dhe ti afrohem sa më shumë normës olimpike”.  


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme