Atletika, takim kombëtar për moshat

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Takimi kombëtar i atletikës për mosha ishte dhe si një inaugurim më tepër për pistën me tartan tek kodrat e Liqenit. Por mbi të gjitha për të zgjuar interesin e të rinjve për t’u marrë me sport. Të paktën ky ka qenë mesazhi që dhanë presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, Taulant Stërmasi, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Madje kryebashkiaku i Tiranës duke patur përkrahë Luiza Gegën dhe Izmir Smajlajn i dha shembullin të rinjve se si mund të bëhesh kampion dhe në kushte të vështira.

“Jam shumë i kënaqur në fakt që shoh kaq shumë të rinj sot dhe shpresa jonë e madhe e të gjithë neve, apo e komunitetit të atletikës është që ta dyfishojmë dhe ta kemi atletikën në ato nivele që ka qenë gjatë gjithë kohës”, thotë Taulant Stërmasi.

“Jam e kënaqur kështu që atletika është një nga disiplinat që ju jeni duke e zhvilluar dhe që nga Shkodra deri në Sarandë ne kemi të përhapur të gjitha disiplinat sportive”, shpjegon ministrja Manastirliu

“Mund të bëhesh kampion. Mund të jesh i shpejtë ose e shpejtë. Mund të jesh më i miri ose më e mira pavarësisht kushteve. Ama kur i kemi dhe kushtet është pak më e lehtë”, deklaron kryebashkiaku Veliaj.  

E më pas pistën e kanë pushtuar fëmijët e të gjitha moshave me garat e tyre të sipas kategorive, teksa për të gjithë kishte Kupa e medalje. Një takim që bëri bashkë dhe veteranët e atletikës shqiptare.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme