Australi, Melbourne heq kufizimet e COVID-19, qyteti gjallërohet

Dhjetëra mijëra persona të kthyer sërish në punë në Melbourne të Australisë që arriti sukses në luftën ndaj valës së dytë të koronavirusit të ri (COVID-19), pas heqjes së kufizimeve kundër COVID-19 gjallëruan qytetin e heshtur për muaj.
Melbourne, kryeqyteti i shtetit të Victoria-s ku është shënuar numri më i lartë i vdekjeve dhe rasteve me COVID-19, rreth 4 muaj ishte nën masa të rrepta.
Pasi në muajin qershor filloi vala e dytë qyteti raportoi deri në 725 raste ditore ndërsa pasi dy ditë me radhë nuk raportoi asnjë rast të gjitha bizneset, përfshirë hotelet, kafenetë, salonet e bukurisë, restorantet sërish filluan me punë.
Qytetarët, të cilët me muaj nuk mundeshin të shëtisin nëpër rrugët e qendrës së qytetit, e rigjallëruan atë pas rihapjes.
Në qytet gjithashtu është hequr ora policore që ishte në zbatim përveç rasteve urgjente, ndërsa u lejuan edhe vizitat familjare në shtëpitë tjera.
Mbajtja e maskës vazhdon të mbetet e detyrueshme në Melbourne. Në vendet e hapura për publikun mund të mblidhen deri në 10 persona, dasmat do të mund të zhvillohen vetëm deri në 10 persona si dhe ceremonitë mortore maksimum deri në 10 persona.
Në Australi deri më tani janë raportuar 27.552 raste me COVID-19 prej të cilëve 20.055 janë shëruar, ndërsa prej 907 të vdekurve nga virusi 819 janë në shtetin Victoria.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




