Australian Open, yjet e tenisit përsëri në izolim

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Pas pozitivitetit me Coronavirus të një punonjësi të një prej hoteleve të caktuar për karantinë në Melburn, Australi, rreth 500-600 njerëz, përfshirë lojtarë, gjyqtarë dhe staf do të detyrohen të izolohen. “Aktualisht nuk ka ndonjë ndikim të drejtpërdrejtë në turne”, tha Guvernatori i Shtetit Victoria, Daniel Andreës. Në fakt, lojtarët do të jenë të lirë të kthehen në lojë sapo të konstatohet negativiteti i tyre. Rasti Covid – një djalë 26-vjeçar, me gjasë varianti anglez i virusit – u regjistrua në Grand Hyatt Hotel. Nuk ka nevojë të alarmohemi apo të shkaktojmë panik – shtoi Andreës – Ne jemi përpjekur të jemi në gjendje të menaxhojmë me sukses këto situate”.

Për shkak të infektimit, nesër, e enjte, “nuk do të ketë ndeshje në Melbourne Park”, sipas një deklarate nga Tenis Australia. Shumë ndeshje ishin planifikuar në Melbourne Park. Janë anulluar gjithashtu të gjitha ndeshjet e planifikuara për nesër të vlefshme për Kupën ATP. Të premten organizatorët do të japin më shumë informacion mbi situatën. Australian Open pritet të fillojë të hënën e ardhshme, 8 shkurt, në Melburn.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme