Autoriteti i Aviacionit Civil: Aeroporti i Kukësit tashmë funksional

Ndërsa Aeroporti i Kukësit është bërë funksional duke bërë të mundur uljen në pistën e tij të avionit të parë komercial, enti shtetëror që kontrollon dhe mbikqyr jo vetëm funksionimin e aeroporteve, por edhe çështjet e sigurisë aeroportuale të tyre, Autoriteti i Aviacionit Civil, ka zbatuar detyrimet ligjore sa i përket funksionimit të aeroportit të dytë ndërkombëtar në vend.
Ndryshimi i konçesionarit në aeroportin tjetër ndërkombëtar, atë të Rinasit, është shoqëruar edhe me rinovimin e certifikatës së operimit dhe të sigurisë, duke ndryshuar jo thjesht emrin e operatorit aeroportual.
Investimet e reja në aeroportet ndërkombëtare të vendit, në Rinas, në Kukës, por edhe në atë në procesin e ndërtimit pas nënshkrimit të kontratës koncensionare, aeroportin ndërkombëtar të Vlorës janë investime që po diktohen të respektojnë të gjitha detyrimet që parashikon ligji përkatës për aviacionin civil. Autoriteti përgjegjës nënvizon se standardet e fluturimit dhe të sigurisë në dy aeroportet e ndërtuara dhe në atë në process, janë prioritet dhe se nuk ka asnjë process tjetër që ndikon apo dëmton respektimet ligjore.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




