Auzilio i pranishëm në Shqipëri-Çeki për një… mesfushor

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Drejtori sportiv i Interit, Piero Auzilio ka konfirmuar prezencën në shkallët e stadiumit “Air Albania” pasi në duelin Shqipëri-Çeki mendon se mund të jetë ndeshje e mirë pëër të kërkuar lojtarë me potencialin e duhur.

Mediet kanë zbuluar se do të jetë Tomas Souçek, ai që do të ndiqet me kujdes nga Drejtori Sportiv zikaltër. Futbollisti i Uest Hem bën pjesë në listën e dëshirave të Simone Inzagit.

Souçek është mesfushor klasik dhe në sezonin e tij të parë në Angli, ai ishte lojtari i Premier Ligës që fitoi më së shumti duele ajrore, në 2021-2022 i pesti dhe vitin e kaluar i treti.

Kontrata e lojtarit me Uest Hemin skadon në vitin 2024, megjithëse sipas “The Athletic”, ai ka rinovuar kontratën e tij shtatorin e kaluar, deri në vitin 2027, me një rritje vendimtare të pagës prej pak më shumë se 2 milionë euro neto.

Interi, megjithatë është gati të bëjë një lëvizje për të kompletuar mesfushën.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme