Auzilio mohon interesimin për Brojën

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Piero Auzilio, drejtori sportiv i Inter, i ftuari special në shpërndarjen e diplomave për pjesëmarrësit në kursin e drejtorit sportiv në FSHF, ka  zbuluar edhe idetë e klubit, që lidhen me dy prej lojtarëve të kombëtares shqiptare. Armando Broja, sipas Gazzetta dello Sport është në shënjestër të zikaltërve, por Auzilio e ka përgënjestruar në mënyrë kategorike.

“Jo më vjen keq, por nuk është e vërtetë, sepse ne jemi të kënaqur me sulmuesit që kemi. E njoh Brojën dhe e di që po rikuperon  nga një dëmtim i rëndë e që ka bërë edhe një gol. Shpresoj për jut ë jetë i rëndësishëm për kombëtaren, duke filluar nga e enjtja. Por te Inter nuk ka asnjë mundësi”, tha Drejtori Sportiv zikaltër.

Kristjan Asllani, mesfushori kuqezi që nuk ka patur shumë minuta me Inter në këtë sezon, gëzon besimin e plotë të klubit dhe për të nuk ka asnjë ide huazimi. Edhe merkato, zbuloi drejtori sportiv i Inter, është bërë për të favorizuar Asllanin.

“Asllani u mor sepse ne konsiderojmë, edhe pse shumë i ri me pak eksperiencë sepse erdhi te Inter me vetëm 6 muaj si protagonist, që është një i ri që ka kualitetin) për të qenë i rëndësishëm për Inter, Si gjithë të rinjtë ka nevojë për kohë. Ne besojmë te ai, trajneri gjithashtu. Në merkaton e fundit, daljen e Brozovic e bëmë për ti krijuar më shumë hapësirë atij. Në atë pozicion kemi atë e Çalhanoglu. Ai po bën minuta, eksperienca me kombëtaren do ta bëjë më të fortë. Besojmë shumë te ai”, tha Auzilio.

Auzilio  ka ndarë eksperiencën e tij me pjesëmarrësit në këtë kurs, duke u shpreshur i surprizuar nga organizimi i gjetur këtu dhe nga përgatitja e atyre që në të ardhmen do të punojnë si drejtorë sportivë në klube të ndryshme.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme