Avokati Hoxha: Gjyqtarja Olldashi ka mbajtur në burg njerëz për 7 fishekë

Politikë | 3 vite më parë

Avokati Arbër Hoxha, në emisionin ‘3D’ në RTSH deklaroi se Gjykata e Posaçme e Apelit ka zbatuar 2 standarde lidhur me gjykimin e çështjes së Malltezit. Sipas tij, krimet e “jakave të bardha” s’duhet të ndiqen me masa të sigurimit me burg.

“Janë shumë që s’kanë nevojë si p.sh Dako, Koka Gjici. Ata janë personazhe të krimeve të “jakave të bardha”, por që s’kanë nevojë të qëndrojnë në burg. Nëse sheh vendimet e kësaj gjyqtarje, Olldashit, dallon se ajo ka mbajtur në burg njerëz për 7 fishekë”, theksoi Hoxha.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme