Avokati i Popullit, I Ngarkuari me Punë i SHBA-së, Wisner takon krerët e Komisionit të Ligjeve

Procesi i përzgjedhjes së Avokatit të Popullit duhet çuar përpara. Ky ka qenë mesazhi që, I Ngarkuari me Punë i SHBA-së, David Wisner dha gjatë një takimi me kryetaren, Klotilda Bushka dhe nën-Kryetaren Dhurata Çupi, të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike, dhe të Drejtat e Njeriut.
Lajmi bëhet publik nëpërmjet një postimi nga vetë ambasada amerikane, e cila konfirmon qëndrimin e SHBA-së, mbi nevojën për të çuar përpara procesin e përzgjedhjes së Avokatit të Popullit.
Gjithashtu, ambasada rithekson rëndësinë që ka shumica dhe opozita në një demokraci. I ngarkuari me punë vuri theksin tek natyra kritike e përpjekjeve të Shqipërisë për Reformën në Drejtësi.
“Për të diskutuar përparësitë legjislative të Kuvendit, I Ngarkuari me Punë i SHBA David Wisner u takua me Kryetaren, Klotilda Bushka dhe Nën-Kryetaren Dhurata Çupi të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike, dhe të Drejtat e Njeriut sot pasdite. Ata ranë dakord për rëndësinë e posteve kyçe si ai i Avokatit të Popullit, natyrën kritike të përpjekjeve të Shqipërisë për Reformën në Drejtësi, si dhe rolin që shumica dhe opozita luajnë në një demokraci të shëndetshme.”, thuhet në postimin e ambasadës amerikane në Shqipëri.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




