AZHBR vijon shqyrtimin e dosjeve/ 242 kontrata të lidhura nga 688 aplikime në dy thirrjet e programit IPARD II

Ekonomi | 6 vite më parë

Agjencia e Zhvillimit Bujq[sor dhe Rural (AZHBR) bën të ditur se, po vijon procesin e shqyrtimit të dosjeve të aplikantëve përfitues të programit IPARD II.

Ndërkohë që për ka lidhur deri më sot 242 kontrata fituese të granteve nga programi i IPARD II, nga 688 aplikime që janë kryer në total në dy thirrjet e Programit IPARD II.

AZHBR njofton se ka angazhimin maksimal që brenda 4 viteve bujqësia dhe agrobiznesi shqiptarë të përthithë të gjithë fondin që adreson grant programi IPARD II, në vlerën prej 94 milionë euro që financohet nga BE dhe qeveria shqiptare

Ndërkohë që aktualisht programi IPARD II, është në fund të vitit të dytë të zbatimit të tij dhe deri më tani, nuk është djegur asnjë financim nga dy thirrjet përkatëse që janë hapur.

AZHBR bën të ditur se, në thirrjen e parë të programit IPARD u kryen 317 aplikime me vlerë investimi mbi 60 milionë euro, Ndërsa aktualisht deri në 25 janar 2021 është hapur thirrja e tretë e programit IPARD II në vlerë 29.1 milionë euro. /ATSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme