Baçi: Argita mbajti një fjalim të thjeshtë. Do të ketë ndikim pozitiv

Politikë | 3 vite më parë

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, në emisionin ‘3D’ në RTSH deklaroi sa dalja e Argita Berishës në Kuvendin e ‘Rithemelimit’ të PD-së, nuk i ka krijuar idenë se paraqitja e saj ishte një gjest për ta profilizuar atë si kryetare të ardhshme të demokratëve.

“PD-ja nuk është plaçkë. PD-ja e ka ekipin drejtues, e ka kryetarin e vet. Hapja e diskutimit për trashëgimi se del për herë të parë Argita Berisha, më duket i pavend. Unë nuk kam krijuar personalisht idenë se ajo ishte aty për tu prezantuar si kryetarja e ardhshme. Ishte një fjalim i thjeshtë nga ana e saj, s’ishte fjalim politik. Askujt nuk i mohohet e drejta dhe munsësia, aq më tepër kur ka një trashëgimi politike që të garojë për postin e kryetarit. Kushdo që ka ambicie le të garojë. I bën mirë PD-së aktivizimi i figurave me trashëgimi politike. Jemi në kjohë të veçantë”, tha Boçi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme