Baçi: Bardhi s’e do, por e njeh Berishën! Curi: Çfarë i ofroi Berisha-Bardhit? Baçi: Asgjë!

Në emisionin ‘3D’ në RTSH, deputeti i PD-së, Luan Baçi deklaroi se Gazment Bardhi e njeh Berishën si kryetar të PD-së, pavarësisht e do apo nuk e do? Por, a i ka ofruar gjë Berisha, Bardhit, që i shkoi poshtë ballkonit? Kjo ishte pyetja e bërë nga analisti Arjan Curi. Deputeti Baçi këmbënguli se “asgjë”.
“Bardhi, atë që ishte ‘de- facto’ dhe në media artikulohej se do të gjendej një artific, tani është brenda. Tani s’janë më 2 grupe më. E do apo nuk e do, e njeh apo nuk e njeh, janë dy gjëra të ndryshme. E di që Bardhi nuk e do Berishën, por e njeh tani si kryetar të PD-së. Ai vjen në protestën e thirrur nga Berisha. Këtu ka mbaruar historia.”, tha Baçi.
Por analisti Curri këmbënguli se tani fillon historia Berisha- Bardhi.
“Çfarë i ka afruar Berisha, Bardhit? E pata thënë që Bardhi do të ndryshojë kur të kthehej nga Amerika.”, tha Curri.
“Asgjë nuk i ka ofruar. Çdo gjë ishte spontane. Bardhi ishte me mua në krah dhe erdhi te Berisha.”, kundërshtoi Baçi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




