Baçi: Gjyqtarja që liroi Berishën ka dalë jashtë skemës së Ramës. U vu drejtësia në vend

Politikë | 2 vite më parë

Vënie të drejtësisë në vend e ka konsideruar deputeti i PD-së, Luan Baçi lirimin e Sali Berishës nga arresti i shtëpisë. Në studion e emisionit “3D” në RTSH, Baçi tha se e gjithë procedura e ndjekur ndaj Berishës, që nga denoncimi, ka qenë e parapërgatitur politikisht. Por, sipas tij, ajo gjyqtarja që dha vendimin për lirimin e tij “doli jashtë skemës së Ramës”.

“Berisha është i akuzuar politikisht dhe gjyqësori e di mirë që e gjithë procedura që është ndjekur për Berishën ka qenë e parapërgatitur se ku do të shkonin në fund me Sali Berishën. Vendimi i gjykatës është i drejtë. Gjyqësori ka ngelur se s’ka ça bën më. Gjyqtarët kanë dalë jashtë skemës së Ramës se nuk kanë çfarë të bëjnë më. Protestat, mbështetja, patjetër është presioni i qytetarëve, presioni pozitiv për të vënë drejtësinë në vend dhe kjo është vënie e drejtësisë në vend”, tha ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme