Bagnaia, kampion bote në MotoGP! Rënia e Martin ishte vendimtare

Moto GP | 3 vite më parë

Pecco Bagnaia është kampioni i botës në MotoGP 2023. Triumfi i dytë radhazi u çertifikua nga përplasja e Jorge Martinit në Çmimin e Madh të Valencias. Është edhe një herë teatri i Valencias që dorëzon Kampionatin Botëror në duart e Bagnaia, i cili një vit më parë fitoi të dielën ndaj Yamaha të Fabio Quartararos.

Duke folur për Sky Sport MotoGP, piloti fitues shprehu gjithë gëzimin e tij për objektivin e arritur: “E gjithë kjo është një ëndërr. Fatkeqësisht, e shtuna na ka bërë gjithmonë të vuajmë, por ne e kompensuam atë në një mënyrë madhështore në garën e së dielës. Ishte një sezon vërtet i bukur”.

“Përplasja në Barcelonë ndikoi në rezultatet e garave në vijim. Ëndrra ime ka qenë gjithmonë të fitoj titullin duke fituar garën, është e bukur. Unë absolutisht nuk mund të kërkoja asgjë më të mirë. Martin jashtë? Nuk e pashë, kisha frikë nga presioni i gomës së përparme ndaj u përpoqa të qëndroja pas dikujt. Në fund ishte zgjedhja e duhur”, ka deklaruar kampioni Bagnaia.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme