Bale magjik, Tottenham shkatërron Burnley

Gareth Bale shënoi dy herë dhe asistoi në një gol tjetër kur Spurs shkatërroi Burnley 4-0 në një shfaqje pa shumë histori me uellsianin përsëri në formën e tij më të mirë, të paktën kështu tregoi sot.
Tottenham bëri një fillim ëndërr në këtë sfidë të radhës, teksa Bale shënoi brenda 70 sekondash, pas një asistimi të Son Heung-Min, duke mundur portierin e kundërshtarëve.
Të besuarit e trajnerit Mourinho shfaqeshin rrezikshëm sa herë që shkonin përpara dhe arritën të dyfishojnë epërsinë e tyre 15 minuta më vonë ndërsa Bale i shtoi paraqitjes së tij një asistim për Harry Kane, i cili mposhti një Nick Pope të pafuqishëm.
Një gol i tretë dukej i pashmangshëm ndërsa Spurs filloi aksionet dhe Lucas Moura e shënoi atë pasi gjeti topin në këmbët e tij pas krosimit të Sergio Reguilon, duke kapërcyer Pope nga një distancë e afërt.
Burnley u duk një skuadër më e organizuar në pjesën e dytë, por vendasit arritën të gjejnë dhe golin e katërt përsëri me Bale. Son përsëri në rolin e asistuesit dhe uellsiani që mposht portierin e kundërshtarëve me një goditje të shkëlqyer duke sigluar 4-0, që është dhe rezultati përfundimtarë i kësaj sfide.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




