Balla: 40 persona të arrestuar në 48 orë. Lufta kundër krimit po intensifikohet

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka bërë me dije se 40 persona janë arrestuar në 48 orët e fundit në vend, në kuadër të dy operacioneve policore të koduara “sundim i ligjit” dhe “tempulli”.
Në një postim në Facebook, Balla shkruan se lufta kundër krimit po intensifikohet, teksa përgëzon Policinë e Shtetit për rezultatet.
“40 persona të arrestuar në 48 orë. Lufta kundër krimit po intensifikohet çdo ditë, me rezultate të mirëpritura, duke hyrë në një fazë tjetër kontrollesh dhe reagimesh parandaluese në mënyrë të dedikuar ndaj të gjithë ata që janë një bezdi për komunitetet, ata që shpërndajnë lëndë narkotike, ata që thyejnë me arrogancë ligjin duke mbajtur armë pa leje, ata që janë në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, ata që përfshihen në vjedhje, etj.
Përgëzime Policisë së Shtetit në Tiranë, Durrës, Librazhd, Berat, Dibër, Lushnjë, Sarandë, Shkodër dhe Gjirokastër për këto rezultate. Rezultate të tjera sistematike presim në ditët në vijim, për të garantuar sundimin e plotë të ligjit në gjithë territorin e vendit”, shkruan Balla.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




