Balla: Rezultat historik, detyrim për të bërë akoma më shumë për Kukësin

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka uruar kandidatin socialist, Albert Halilaj, për fitoren në zgjedhjet për Bashkinë Kukës, të zhvilluar të dielën e 24 shtatorit.
Sipas ministrit Balla, rezultati i arritur nga Partia Socialiste ishte një fitore historike.
“Përgëzime Kryetarit të sapozgjedhur Albert Halilaj, i cili si kandidat i Partisë Socialiste për Bashkinë e Kukësit mori në zgjedhjet e djeshme një rezultat historik për forcën tonë politike, që flet qartë për besimin dhe për pritshmërinë e qytetarëve kuksianë ndaj Edi Rama dhe PS, si edhe për detyrimin tonë të madh ndaj tyre, për të bërë shumë më shumë akoma për Kukësin Përgëzime KQZ dhe Policisë së Shtetit për organizimin dhe mbarëvajtjen sipas standardeve më të mira të këtyre zgjedhjeve të pjesshme, ku meritë kanë banorët e kësaj bashkie si dhe kandidatët bashkë me ekipet e tyre elektorale për zhvillimin e një fushate zgjedhore konkuruese dhe të qetë,” nënvizon Balla.
Socialisti Halilaj fitoi me mbi 5 mijë vota ndaj kandidatit të koalicionit “Bashkë fitojmë”, Emri Vata.
/ rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




