Balla: Rikonstruksioni i rrugëve në Roskovec, premtim i mbajtur

Në cilësinë e drejtuesit politik të Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit, Taulant Balla, i shoqëruar nga Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi ka ndjekur nga afër punimet për rikonstruksionin e rrugës në fshatin Mbërs të Rockovecit.
Në një postim në rrjetet sociale, deputeti i qarkut të Fierit, shkruan se, “ vijon puna për rikonstruksionin e rrugës në fshatin Mbërs në Roskovec. Premtim i mbajtur”.
Më pas z. Balla ka shpërndarë një fotot me banorët e fshatit Mbërs në Roskovec, ku sipas tij, bisedoi për përmirësimin dhe pastrimin e kanaleve kulluese dhe vaditëse në gjithë territorin e Bashkisë Fier.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




