Balla: Stop dhunës me bazë gjinore

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla bëri thirrje për ndalje të dhunës me bazë gjinore. “Stop dhunës me bazë gjinore. Ta ngacmosh një vajzë në rrugë është dhunë. Ta përndjekësh është dhunë. Ta ndalosh të shkojë në punë është dhunë”, theksoi Balla.
Balla përgëzoi Policinë e Shtetit dhe Komisariatin e Policisë nr. 6 në Tiranë, të cilët sapo kanë ndaluar një shtetas që dyshohet se ka përndjekur një vajzë për disa muaj.
“Viktimat e dhunës seksuale dhe me bazë gjinore duhet të mbrohen dhe trajtohen me dinjitet e respekt. Është detyra jonë, është detyra e Policisë së Shtetit të rrisim vigjilencën dhe ta adresojmë me vendosmëri dhunën në të gjitha format e saj dhe të marrim masat për të parandaluar dhunën ndaj vajzave, grave, për të mbrojtur viktimat dhe për t’i ndjekur penalisht autorët e krimit”, theksoi Balla në një postim në rrjetet sociale.
Balla nënvizoi se, viktimat e dhunës nuk duhen stigmatizuar, por duhet t’ju ofrojmë mbrojtje, mbështetje dhe riintegrim të plotë në punë dhe shoqëri.
“Dhuna ndaj grave dhe vajzave ka shumë forma. Prandaj nuk duhet më asnjë justifikim për dhunën ndaj grave”, theksoi ministri Balla.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




