Balluku në lotin 4 të aksit Elbasan-Qafë Thanë të Korridorit të VIII: Siguron lidhjen me fqinjët!

Në aksin rrugor Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit VIII, punimet janë ndarë në katër lote.
Dy lotet e para të aksit Elbasan-Qafë Thanë shtrihen përgjatë shtratit të lumit Shkumbin, ndërkohë që lotet tre dhe katër vijojnë përgjatë kodrave në zonën e Murrashit dhe Librazhdit.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku inspektoi punimet në lotin 4.
Balluku deklaroi se Korridori VIII është një nga akset më të rëndësishme, pasi ndërlidh Shqipërinë edhe me vendet e rajonit, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë.
Ajo përmendi edhe ndërtimin e një pike të re kufitare me Maqedoninë e Veriut. Lidhja e re kufitare do të bëhet me një tunel prej 6 km që do të lidh Korridorin VIII afër urës së Bushtricës. Më pas ky korridor do të lidhet më pas me aksin Qukës-Qafë Plloçë për kalimin e automjeteve që shkojnë drejt kufirit me Greqinë pranë Kapshticës.
“Korridori VIII do të jetë i lidhur me të gjitha akset e tjera, ato që janë në ndërtim dhe ato që do të ndërtohen në të ardhmen, si Kashar-Lekaj apo Elbasan-Rrogozhinë, akse që do të lidhen dhe me Portin e ri të Durrësit”, u shpreh Balluku.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë tha se loti i katërt i kësaj vepre ka një rëndësi të madhe për qytetin e Librazhdit.
Ky qytet do të ketë një siguri më të madhe rrugore, sepse nuk do të ketë më një aks kombëtar që e përshkon.
Aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë si pjesë e Korridorit VIII do të lehtësojë qarkullimin e automjeteve duke shkurtuar kohën e udhëtimit si dhe duke rritur njëkohësisht parametrat e sigurisë rrugore.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




