Bangladeshi regjistron gati 1,000 vdekje nga ethet tropikale

Botë | 3 vite më parë

Më shumë se 1000 njerëz në Bangladesh kanë vdekur nga ethet tropikale këtë vit, tregojnë të dhënat zyrtare gati katër herë më shumë se vitin e kaluar.

Të paktën 1,017 njerëz kanë vdekur në nëntë muajt e parë të 2023 dhe afro 209,000 janë infektuar, duke e bërë shpërthimin më të keq të regjistruar në vend të sëmundjes së transmetuar nga mushkonjat që nga epidemia e parë e numëruar në vitin 2000. Midis të vdekurve janë 112 fëmijë të moshës 15 duke përfshirë foshnjat.

Spitalet në Bangladesh po përpiqen të krijojnë hapësirë ​​për pacientët pasi sëmundja përhapet me shpejtësi.

Ethja tropikale është një sëmundje endemike e zonave tropikale dhe shkakton temperaturë të lartë, dhimbje koke, nauza, dhimbje muskulore dhe në rastet më të rënda, gjakderdhje që mund të çojë në vdekje.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se ethja tropikale dhe sëmundjet e tjera të shkaktuara nga viruset që transmetohen nga mushkonjat po përhapen më shpejt për shkak të ndryshimeve klimatike.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme