Banka Botërore, ekonomia shqiptare preket nga pandemia e COVID-19

Ekonomi | 6 vite më parë

Banka Botërore shpreh shqetësim për ndikimin negativ që do të ketë në ekonominë shqiptare, pandemia e Covid -19-të. Në një raport të sajin sektori i Hoteleri-Turizimit, konsiderohet si më i prekuri në këtë situatë. “Koronavirusi ka shkaktuar një goditje të fortë edhe në tregun e punës që sipas studimit të Bankës Botërore, deri në fund të prillit numri i personave të papunë është rritur me 25%, shifër ndjeshëm më e lartë së në rajon.
Më të rrezikuar rezultojnë punonjësit informalë, pasi nuk arrijnë dot të përfitojnë nga masat e qeverisë si dhe të vetëpunësuarit, kjo për shkak se pjesa dërrmuese e tyre punojnë në sektorët më të prekur nga pandemia, si turizmi, tregtia ose transporti.
Në këto kushte, Banka Botërore apelon qeverinë për mbështetje sa më të madhe me fonde dhe investimeve në këtë sektor, pasi sipas të dhënave zyrtare shqiptarë shpenzojnë më shumë para se rajoni për shërbimet shëndetësore”, shkruhet në një raport të Bankës Botërore.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme