Banka e Shqipërisë rrit përsëri normën bazë, e çon në 2.25%, inflacioni më i lartë sesa pritej

Ekonomi | 4 vite më parë

Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë rriti të mërkurën normën bazë të interesit me 0.5 pikë përqindje, duke e çuar në 2.25%. Kjo është rritja e katërt e e aplikuar gjatë këtij viti dhe tashmë norma bazë e interesit ka arritur nivelin më të lartë që prej vitit 2014.

Këshilli Mbikëqyrës vendosi gjithashtu të rrisë më tej me gjysmë pikë normën e interesit të depozitës njëditore nga 0.75% në nivelin 1.25% si dhe normën e interesit të kredisë njëditore nga 2.75% në 3.25%.

Në argumentimin e vendimit, Guvernatori, Gent Sejko, tha se sërish presionet e jashtme inflacioniste po rezultojnë më të forta dhe më të qëndrueshme nga sa parashikohej.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme