Banorët e Bërxullës në protestë

Banorët e Bërxullës u ngritën në protestë këtë të diel, pasi nuk janë dakord me vlerën e shpronësimeve për pronat dhe tokat e tyre që u preken nga ndërtimi i rrugës Thumanë-Kashar. Pronarët e tokave e gjykojnë si të pa konceptueshëm pretendimin se projekti është përllogaritur me 50 euro m2 ndërsa vlera që u ofrohet atyre është me 4 euro m2.
Banorët thanë, se nuk ka pasur asnjë negociatë me ta nga ana e insititucioneve dhe se kishin përgatitur dosjen gati për në Gjykatë.
Sipas banorëve, rrezikohen 20 banesa nga projekti dhe qeveria nuk ka një vendim për zhvendosjen e tyre.
Ata u përplasën edhe me forcat e Policisë, ku bllokuan rrugën e Rinasit nga ku deklaruan, se shteti mund t’ua marrë vetëm me gjak tokat e tyre.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




