Banorët e Postribës në protestë, kërkojnë heqjen e gurores që po ndot ujin e pijshëm

Disa banorë të Postribës kanë ngritur sërish problematikën e ujit të pijshëm që vjen i ndotur në cezmat e tyre nga një gurore që vepron sipas tyre në kundërshtim me ligjin në atë zonë.
Banorët thonë se përveç ujit të ndodur, nga punimet e gurores është dëmtuar lumi i Rresekut, kanalet vaditëse si bimësia në zonë kryesisht ajo medicinale.
Një përfaqësi e banorëve u drejtuan tek njësia administrative për të marrë një përgjigje ndërsa u përplasen me administratorin, Vullnet Bushaj i cili iu tha se nuk është kompetencë e tij por e organeve të tjera shtetërore që kanë dhënë lejen për shfrytëzim të gurores.
Banorët thonë se i kanë dërguar shkresa të gjitha institucioneve deri nw SPAK, e megjithatë puna në gurore vazhdon.
Nëse gurorja nuk mbyllet ata shprehen se do të përshkallëzojnë protestën.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



