Barcelona, ​​Laporta: Haaland? Do bëjmë gjithçka që është e mundur

Spanjë | 6 vite më parë

“Haaland? Çfarë duhet bërë, do të bëhet dhe do të bëhet mire”.  Këto janë fjalët e Joan Laporta, president i Barcelonës. Foli për thashethemet e tregut në lidhje me sulmuesin norvegjez, aktualisht tek Borussia Dortmund, por i kërkuar nga të gjithë klubet e mëdha të Europës. Midis këtyre, gjithashtu Real Madrid me babanë e lojtarit dhe agjentin e tij Raiola, të cilët kohët e fundit kanë fluturuar në Spanjë për t’u takuar së pari me drejtuesit Blaugrana dhe më pas me ata të Blancos.

Për Neymar dhe Messi – Shumë pyetje në lidhje me merkaton  për presidentin i cili, megjithatë, mbajti një profil të ulët për dy  emrat më të nxehtë: “Neymar? Edhe mua më pëlqen. Negocimi për rinovimin e Messit? Vazhdojnë përpara në mënyrë adekuate”.

Sipas programit El Món në RAC1, presidenti i katalanasve sigurisht që ka menduar një  plan për të bindur argjentinasin për të qëndruar në radhët e Barcelonës. Haaland do të jetë pjesë e këtij plani, si një nxitje për ‘Pleshtin’.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme