Bardhi : 65 gardistë mbrojtën Ramën për të miratuar buxhetin që financon vetëm PPP korruptive

Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës të Kryeministri Edi Rama, mbi zhvillimin e seancës së sotme plenare (20 nëntor) mes kaosit dhe tymit të flakadanëve të ndezur nga deputetët e opozitës, në Kuvend.
Duke e quajtur kryeministrin si “frikacak i kapur në flagrancë me aferat korruptive”, Bardhi shprehet se Rama “kishte futur në sallën e Kuvendit 65 gardistë, për ta mbrojtur ndërsa miratonte si manikin buxhetin që financon vetëm PPP korruptive”.
Si një frikacak i kapur në flagrancë me aferat korruptive miliona euro që hetohen e gjykohen çdo ditë nga drejtësia, u shpreh Bardhi, Rama kishte futur në sallën e Kuvendit 65 gardistë, për ta mbrojtur ndërsa miratonte si manikin buxhetin që financon vetëm PPP korruptive dhe projektet që injektojnë më shumë para për tenderat që kontrollohen nga krimi i organizuar.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




