Bardhi dhe Berisha mbledhin deputetët demokratë

Politikë | 3 vite më parë

Në Kuvendin e Shqipërisë dyshja Gazment Bardhi-Sali Berisha kanë thirrur një takim të deputetëve demokratë.

Gazetarja Anisa Kadesha në një lidhje live nga Kryesia e Kuvendit ka deklaruar se Gazment Bardhi dhe Sali Berisha pritet të unifikojnë sipas tyre qëndrimin e grupit parlamentar demokrat, aksionin e përbashkët në Kuvend dhe pritet të plotësojnë numrin e deputetëve për ngritjen e tre Komisioneve Hetimore Parlamentare.

“Mbledhja e thirrur nga Gazment Bardhi, në cilësinë sipas tij të kryetarit të grupit parlamentar demokrat, ka nisur që në orën 1. Kanë diskutuar si Bardhi dhe z. Berisha, ku të pranishëm janë mbështetës të z. Bardhi dhe z. Berisha.

Në këtë mbledhje mungon Basha dhe deputetët përkrahës të tij. Sipas tyre Lulzim Basha është kryetar i grupit parlamentar demokrat bazuar në ndryshimet statutore të Kuvendit të datës 2 ku kryetar i Partisë është dhe kryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Siç e thashë, pas përfundimit të mbledhjes do ketë komunikim për mediat nga Bardhi dhe Berisha. Ata pritet të unifikojnë sipas tyre qëndrimin e grupit parlamentar demokrat, aksionin e përbashkët në Kuvend dhe pritet të plotësojnë numrin e deputetëve për ngritjen e tre Komisioneve Hetimore Parlamentare”, tha Kadesha.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme