Bardhi: Pamjet nga spitali COVID, propagandë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i cilësoi sot videopropagandë, pamjet nga spitali COVID.
“Atëherë pse hidhen pacientët nga dritarja? Pse dergjen të sëmurët me orë nëpër ambulanca kur në spitale paska vend? Pse nuk ka staf mjekësor për të gjithë? Pse detyrohen shqiptarët të paguajnë miliona për trajtim në shtëpi? Rama, gënjeshtrat e tua nuk i beson askush”, tha Bardhi.
“Edhe sa njerëz duhet të vdesin vetëm e vetëm se ti refuzon të ndalësh vjedhjen dhe t’i çosh paratë për pajisje mjekësore, për shtim të stafit dhe kapaciteteve mjekësore dhe për të ndihmuar qytetarët të blejnë ilaçet e shtrenjta antiCOVID?”, tha ai.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



