Bardhi: Rama po shantazhon Kushtetuesen në llogari të 5 oligarkëve

Deklarata e kryeministrit Edi Rama se opozita po çon në Kushtetuese VKM-të e qeverisë për ndërtimet pa leje, Gazmend Bardhi i cilësoi si presione dhe shantazhim ndaj Gjykatës Kushtetuese.
Bardhi tha se Kushtetuesja duhet të garantoj barazi në ligj, ku ashtu si qytetarët shkojnë në burg për ndërtim pa leje e njëjta gjë të aplikohet edhe për oligarkët.
“Aq shumë ka humbur lidhjen me realitetin, sa mendon që Këshilli i Oligarkëve është organ suprem në Shqipëri. Dikush duhet ta kthej me këmbë në tokë: Gjykata Kushtetuese duhet të garantojë barazinë përpara ligjit. Nëse qytetarët e zakonshëm shkojnë në burg për ndërtim pa leje, i njëjti rregull vlen edhe për oligarkët e t’u. Zbato ligjin, konfisko kullat e krimit e korrupsionit që janë pa leje dhe dorëzo para drejtësisë ata oligarkë që me lejen tënde kanë ndërtuar pa leje. Boll shantazhove Gjykatën Kushtetuese për llogari të 5 oligarkëve që i ke dhënë statusin të paprekshëm”, tha Bardhi.
Gjatë ditës së sotme Rama tha në 30 vjetorin e Gjykatës Kushtetuese se është opozita që i bën shantazhe e presione politike duke dërguar VKM të qeverisë.
“Aktorët të tretë ju arratisën përgjegjësive të tyre pa gjetur rrugë të ndërmjetme për tu marrë vesh, por duke thirrur në ring GJK. Që shtrëngohet në debate nga presioni politik dhe vendime që ndonjëherë janë drobitëse duke mos arritur dot ekuilibrin e artë të arsyes së pastër të GJK. Nuk shmang dot një eveniment të ri të ditëve të fundit, unik në tërësinë e veprimtarisë publike dhe politike në këto 30-vite, që nuk është e varfër me shfaqje unikale devijimesh, goditja në GJK nga parti politike, e një vendimi qeverie. Në zbatim të një ligji të kaluar në Kuvend për të ndëshkuar abuzimet me lejet e ndërtimit nga ndërtues që në papërmbajtësinë e tyre e kanë bërë të pamundur mosndëshkimin përfundimtar. Që një vendim qeverie të çohet në GJK është një akt që të lë pa fjalë, por që një vullnet politik të ngrihet kundër një vendimi qeverie për të marrë në mbrojte shkelje të ligjit të mishëruara në metra katrore, ky është një kulminacion i ri që e ilustron më së miri atë që po përpiqesha të thosha”, tha Rama.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




