Bardhi sulmon Veliajn: E ka shndërruar Bashkinë e Tiranës në lavatriçe të pastrimit të parave të pista të mafias

Polemikat rreth përgjimeve të antimafias italiane dhe implikimi të zyrtarëve të lartë shqiptarë në pastrimin e parave me ndërtime në Tiranë, janë zhvilluar edhe më tej pasditen e së shtunës. Pas shkëmbimit të replikave mes ish deputetes të PD Grida Duma dhe kreut të Bashkisë së Tiranës Eriona Veliaj, në to është përfshirë edhe sekretari i përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi. Në fokusin e tij ka qenë sërish kreu i bashkisë Velia. “Shërbëtori i organizatës mafioze Ndragheta duhet të ishte sot përpara SPAK dhe jo duke mashtruar qytetarët! Erion Veliaj e ka shndërruar Bashkinë e Tiranës në lavatriçe të pastrimit të parave të pista të mafias.
Përgjimet e Antimafias italiane provuan edhe njeherë pushtetin e kalbur, nga korrupsioni dhe bashkëpunimi me mafian, të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.
Ne e kemi në dorë të bëjmë drejtësi më 25 prill. Dita po vjen dhe drejtësia është më afër se kurrë më parë!” shkruan zot Bardhi në Facebook.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



