Bardhi: Tre ministrat e Ramës janë individë anonim, asnjë dallim mes Spiropalit dhe Nikollës

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në një prononcim për mediat, në përfundim të seancës në Kuvend, i komentoi emrat e ministrave të rinj në qeveri, si “individë anonimë, jo përfaqësues të interesit publik”.
Sipas tij, të tre ministrat, janë individë të “keqpërdorur” në pozicionet e tyre në administratë dhe tashmë po promovohen në kabinetin qeveritar.
“Nga sot krimi i organizuar është edhe më i fuqishëm në qeverisjen e vendit. Në mënyrë të drejtpërdrejtë është Edi Rama që ka diktuar të tre emërimet e reja në kabinetin qeveritarë. Ata janë individë anonimë, që ishin keqpërdorur në pozicionet e tyre administrative deri më sot”, tha Bardhi.
Sipas tij, për opozitën nuk ka asnjë dallim mes Elisa Spiropalit në pozicionin e Kryetares së Kuvendit, dhe Lindita Nikollës.
“Për ne nuk ka asnjë dallim mes Nikollës dhe Spiropalit. Edi Rama kontrollon gjithçka. Deputetët e tyre i trajtojnë si kartona që ngrihen dhe ulen, jo si përfaqësues të interesit publik”, tha Bardhi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




