Baret dhe restorantet hapin ambjentet e brendshme për klientët

Me 1 tetor baret dhe restorantet kanë mundësi të shfrytëzojnë edhe pjesën e brendshme të tyre. Ky vendim i ministrisë së shëndetësisë u mirëprit nga këto biznesi por sërish sipas tyre kapacitetet e punës janë të kufizuara.
Enri Jahaj, përfaqësues i Shoqatës së Bareve, Klubeve dhe Restoranteve bën me dije edhe disa kërkesa të subjekteve që ai përfaqëson për të stabilizuar situatën ekonomike të tyre.
“Masat anti-Covid duhen respektuar” theksoi Jahaj duke i bërë thirrje edhe klientëve të jenë më shumë kërkues.
Baret dhe restorantet janë pjesë e biznesit ndër më të goditurat nga kriza e Covid-19 dhe që përfshihet në fashën e fundit të kategorisë së bizneseve që do të hapen prej masave të qeverisë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




