Basha: Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” do t’u kthehet shqiptarëve!

Ekonomi | 6 vite më parë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagon pas zgjatjes me 13 vjet të koncesionit të Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”. “Çdo akt koncesioni, PPP apo zgjatje koncesioni i propozuar nga qeveria ne ikje, është në shkelje flagrante të ligjeve të vendit. Zotohem para çdo shqiptari se unë dhe qeveria ime nuk do të njohim asnjë akt të tillë dhe do ta zhbëjmë atë” shkruajti zoti Basha në një ragim në Facebook. “Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” do tu kthehet shqiptarëve dhe shtetit të tyre sipas përcaktimeve fillestare të kontratës koncesionare. Shqipëria do tu kthehet shqiptarëve! #ShqipëriaFiton” shkruan zoti Basha. 
Zgjatja e afatit të koncesionit nuk po kryhet me tender publik por me propozim të Këshillit të Ministrave dhe pritet të votohet në Kuvend. Shtyrja është propozuar kundrejt miratimit të një plani për investime nga koncesionari që mundëson zgjerim të aeroportit dhe ulje me 20% të tarifave për pasagjer” shkruan Basha. Pak kohë më parë Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” u ble nga grupi shqiptar “Kastrati”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme