Basha: Do përzgjedhim listat e kandidatëve për deputetë, s’përjashtohen të papriturat politike

Politikë | 3 vite më parë

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka paralajmëruar përzgjedhjen e listave për deputetë për t’i paraprirë zgjedhjeve të ardhshme.

Ai nuk e përjashtoi as mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, teksa deklaroi se “synimi është që brenda 31 marsit PD të evidentojë dhe të lançojë 140 kandidatët për deputetë dhe në rast të mospasjes së të papriturave politike dhe elektorale, nëse zgjedhjet e ardhshme do zhvillohen ne afatet e caktuara nga Kodi Zgjedhor”.

“Transformimi i disa politikanëve në shërbëtorë të interesave të ngushta, është dukuri që ka prekur prej kohësh politikën e këtij vendi. I vetmi injeksion kundër kësaj dukurie është vota e qytetarëve, ndaj listat e hapura janë angazhimi ynë i pari në nisjen e këtij sesioni parlamentar dhe nisjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore të bashkëdrejtuar nga Enkeled Alibeaj.

Në koordinim edhe me aleatët e tjerë parlamentare, do të shtyjmë fort që listat e hapur, por edhe rishikimi i ndarjeve elektorale të Shqipërisë të pamundësojmë sharlatanët dhe pelivanët e politikës që të vazhdojnë të sigurojnë privilegjeve për vete përmes fatkeqësive të njerëzve dhe vota e marrë të mos jetë një moment në 4 vite, por e përditshme.

Siç e kemi ndarë bashkërisht prej 2 muajsh, synimi është që brenda 31 marsit PD të evidentojë dhe të lançojë 140 kandidatët për deputetë dhe në rast të mospasjes së të papriturave politike dhe elektorale, nëse zgjedhjet e ardhshme do zhvillohen ne afatet e caktuara nga Kodi Zgjedhor, kjo do ti shërbejë dy vlerave me të cilat dalim para shqiptarëve, transparenca. Do kenë 1 vit kohë për të ditur se me kë përfaqësohet PD”, theksoi Basha.

Gjithashtu Basha vuri në dukje se deri në 31 mars do të jetë kohë e mjaftueshme për t’i dhënë “mundësinë çdo kandidati për deputet të njohë njerëzit, problemet, hallet, përditshmëritë, shpresat dhe projektet e atyre që do t’ju kërkojnë votën”

“Duhet të nisim një orë e më parë dhe të vendosim në jetë vendimet e Kuvendit Kombëtar. Jam i bindur se kjo luftë që ka lënë plagë të thella dhe shenjat e saj po kështu ka qenë edhe një shkollë ku janë diplomuar ushtarët e djeshëm që sot janë gjeneralë. Dhe gjeneralët e djeshëm rrugë humbur janë sot pensionistë edhe pse mund të mos e duan”, u shpreh më tej Basha.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme