Basha mbledh Kryesinë/ Të shtunën PD zgjedh strukturat e reja drejtuese

Politikë | 3 vite më parë

Lulëzim Basha thërret të shtunën Këshillin Kombëtar të sapo dalë nga Kuvendi Kombëtar i datës 2 Shtator. Burimet zyrtare i thanë RTSH-së së Këshilli i të shtunës do të zgjedhë strukturat e reja drejtuese, mes tyre edhe nënkryetarët e partisë dhe kryesinë e re.

Kjo është lista e kryesisë aktuale që drejtohet nga Basha dhe që do të rifreskohet të shtunën,  por gjasat janë që shumë prej tyre të ruajnë pozicionet.

(Kryesia e vjetër)

  1. Lulzim Basha
  2. Arbi Agalliu
  3. Mirela Karabina
  4. Taulant Zeneli
  5. Endri Hasa
  6. Kreshnik Collaku
  7. Roland Bejko
  8. Gentian Gaba
  9. Fitim Zekthi
  10. Indrit Sefa
  11. Gazmend Koduzi
  12. Xhemal Gjunkshi
  13. Taulanda Jupi
  14. Orjola Pampuri
  15. Agron Kapllanaj
  16. Jemin Gjana
  17. Merita Bakiu
  18. Enkelejd Alibeaj
  19. Flutura Açka

Mbledhja e Këshillit do të paraprihet nga takimi i Kryesisë se vjetër që do të shqyrtojë edhe nëse PD zyrtare do të ketë kandidat për zgjedhjet e 24 Shtatorit në Kukës.

Me vendim të KQZ partia e zotit Basha është regjistruar për të marrë pjesë në këtë garë lokale elektorale, e para pas rizgjedhjes së tij në 29 korrik.

Gazetare Sonila Agostini

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme